Haxhiu e pranon: Në Ministrinë e Drejtësisë janë punësuar nja’ pesë a gjashtë a dhjetë, hajde 20 aktivistë të VV-së

Albulena Haxhiu thotë se prej 400 të punësuarve në Ministrinë e Drejtësisë (Shërbimi Korrektues dhe Agjenci të ndryshme brenda Ministrisë), veç nja’ 20-të janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Edhe në punësimet në Ministrinë e Drejtësisë. Për shembull sa kemi arritë me i punësu gjatë kësaj kohe, bashkë me Agjencitë janë diku 400 bashkë me Agjencitë, kryesisht më së shumti Shërbimi Korrektues sepse ka staf më shumë. Në këta 400, kanë pasë njo pesë a gjashtë, a dhjetë, hajde 20-të që janë kanë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Haxhiu mbrëmë në Politiko.(min: 1:00:44′)

“Nuk mundesh me ua mohu të drejtën e punësimit. Nuk mundem me thënë mos e pranoni për shembull Kushtrimin (duke iu referuar gazetarit Kushtrim Sadiku) se është aktivist i joni”, tha ajo.