Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka përsëritur kërkesën për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke i kërkuar Partive Politike të respektojnë legjislacionin në fuqi.
Në kuadër të detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, Agjencia thekson se përdorimi i informacionit personal pa pëlqim paraprak përmes postës elektronike (e-mail), mesazheve SMS dhe thirrjeve telefonike është i ndaluar.
AIP apelon për mosshkeljen e këtyre rregullave dhe për ruajtjen e të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Agjencia ofron bashkëpunim të plotë me partitë politike dhe bën thirrje që të dhënat e mbledhura gjatë regjistrimit të votuesve dhe për qëllime të komunikimit gjatë fushatës të përdoren vetëm në përputhje me kërkesat e ligjit.