Në veri vendosen 117 policë të rinj, prej tyre 79 serbë

117 policë të rinj nga gjenerata e fundit që diplomuan në fund të muajit të kaluar janë vendosur në veri.

Ata do të shërbejnë në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Nga numri i përgjithshëm, 79 janë serbë, 21 boshnjakë kurse pjesa tjetër nga kombësitë tjetër.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Ata filluan të punojnë me zyrtarë më të vjetër, të cilët i mësojnë, praktikojnë dhe zbatojnë praktikën”, tha Elshani.

Elshani theksoi se trajnimi do të zgjasë një vit dhe përfshin punën në patrullë, hetime dhe trafik.