Uka: Termokosi ka marrë masa për problemet me ngrohjen në disa lagje të Prishtinës

Zëdhënësja e ngrohtores së Termokos-it, Aferdita Uka, ka folur për shqetësimet e banorëve të disa lagjeve të Prishtinës, të cilët janë ankuar për mungesën e ngrohjes.

Ajo ka shpjeguar se për shkak të temperaturave shumë të ulëta, kanë ndodhur disa probleme teknike në shpërndarjen e ngrohjes.

Por, Termokosi ka ndërmarrë menjëherë masa për të zgjidhur situatën dhe ka bërë ndërhyrje në rrjetin e ngrohjes, njofton Klankosova.tv.

Pavarësisht ankesave, Uka theksoi në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, se Termokosi i jep një rëndësi të madhe faturimit të saktë për energjinë që konsumohet.

Ajo shtoi se në rast të uljes së cilësisë së ngrohjes, konsumatorët përfitojnë nga zbritjet në faturat e energjisë, për të siguruar që ata të mos ndihen të dëmtuar financiarisht.