Zelanda e Re mirëpret vitin 2025, fishekzjarret ndriçojnë Auckland-in

Njerëzit në mbarë globin po bëhen gati për t’i thënë lamtumirë 2024-ës me një sërë festimesh.

Qyteti më i madh i Zelandës së Re mirëpriti vitin 2025 me një shfaqje verbuese të fishekzjarreve në Sky Tower të Auckland-it.

Shfaqja pesëminutëshe e fishekzjarrëve Sky Tower, e cila është më e larta në hemisferën jugore, filloi me një numërim mbrapsht prej 10 sekondash të projektuar në bazën e kullës.

Njerëzit në mbarë globin po bëhen gati për t’i thënë lamtumirë 2024-ës me një sërë festimesh.

Kombet e fundit që do të mirëpresin vitin e ri do të jenë ishujt e pabanuar të Baker-it dhe Howland-it.

Data do të shënojë 2 janar në kohën kur Ishulli Baker do të kremtojë vitin e ri.

Kiribati është një vend ishullor në Oqeanin Paqësor qendror dhe ishulli i tij më i madh, Kiritimati, ishte vendi i parë që mirëpriti 2025 kur ishte vetëm ora 12 e mesditës në Tiranë.

Kombi ishullor i Paqësorit u pasua nga Ishujt Chatham në Zelandën e Re dhe më pas pjesa më e madhe e Zelandës së Re festoi një orë më pas, së bashku me Tokelau, Samoa, Tonga, Ishujt Phoenix të Kiribatit dhe disa rajone të Antarktidës.

Ndërkohë, në anën tjetër të linjës ndërkombëtare të datave, Hawaii, Samoa Amerikane dhe shumë nga ishujt periferikë të SHBA-ve do të jenë ndër vendet e fundit që do të hapin tapat e shampanjës.

Në total, ka 39 zona të ndryshme lokale kohore në përdorim në të gjithë globin – disa ndryshojnë me 15 ose 30 minuta në krahasim me zonat afër – që do të thotë se duhen 26 orë për të gjithë botën që të mirëpresin Vitin e Ri.