44-vjeçarja që u plagos nga partneri i saj në Shkodër dërgohet në Spitalin e Tiranës

44-vjeçarja e cila u plagos me plumb në kokë në Shkodër, është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar mjekësore.

Ajo u qëllua nga partneri i saj 34-vjeçar, i cili më pas e vrau edhe veten, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Gruaja u dërgua fillimisht në Spitalin e Shkodrës, por më pas gjendja e saj është rënduar dhe është nisur drejt Traumës në kryeqytetin shqiptar.