Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i sheh sondazhet, pasi sipas tij, ato për partinë e tij janë “si tavane të qelqit”.
Këtë deklaratë, Kurti e bëri gjatë një lidhje direkte në telefon në emisionin ‘Mirëmëngjesi Istog’ në televizionin Istogu Channel.
I pyetur për sondazhet, Kurti tha se synimi është 500 mijë vota.
“Tash, të gjitha sondazhet që kanë dal për neve janë si tavane të qelqit që ne i thyejmë sepse nuk i shohim, a kupton. Ne ngjitemi lart e më lart, edhe veç kur i shohim copat e tavaneve të qelqit prej sondazheve. Ne 500 mijë zemra i synojmë dhe do t’i realizojmë”, tha ai.