“Zgjedhje perfekte”, këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump dhe e propozuara për ndihmës sekretare të Shtetit e urojnë Grenellin për postin e ri

Një mori lavdesh ka marr Richard Grenell, pasi emërimit si emisar presidencial për “Misione të Veçanta”nga presidenti i zgjedhur i Amerikës, Donald  Trump,.

“Ric do të punojë për disa nga pikat më të nxehta në botë”, tha Trumpi në platformën e tij të mediave sociale “Truth”, postim të cilin e ndau më pas edhe Grenelli. Grenell do të jetë i dërguari presidencial për misionet speciale në botë.

“Të punosh në emër të popullit amerikan për Donald Trumpin është nderi më i madh i jetës. Presidenti Trump është dikush që u gjen zgjidhje problemeve, duke i mbajtur amerikanët të sigurt dhe të begatë. Kemi shumë punë për të bërë. Le të fillojmë punën”, u shpreh ai.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, Mike Waltz e uroi Richard Grenellin për postin e ri.

“Ambasadori RichardGrenell do të përballet me sfidat më të vështira për të forcuar interesat e Amerikës në mbarë botën”, shkroi Waltz në llogarinë e tij në X.

Po ashtu, e propozuara për ndihmës sekretare të Shtetit, Monica Crowley, e ka uruar Grenellin për postin e ri. Ajo njëkohësisht është propozuar nga presidenti Trump edhe si shefe e protokollit.

“Presidenti Trump njofton, Ric Grenell si i dërguari presidencial për misionet speciale, do të trajtoi disa nga çështjet më të ndjeshme diplomatike. Zgjedhje perfekte. Urime miku im!”, shkroi Crowley në X.