Yll Limani “bisedon” me Cristiano Ronaldo, reagimi epik i gjyshes së tij kur prezantohet me futbollistin

Këngëtari Yll Limani është mjaft i njohur jo vetëm për baladat e tij të dashurisë por edhe për sensin e tij të humorit, duke ndarë shpesh video apo foto qesharake me ndjekësit e tij.
Kështu ka ndodhur së fundmi, ku ai ka realizuar një video për të qeshur me gjyshen e tij duke zhvilluar një “bisedë” me kamer me yllin e futbollit, portugezin Cristiano Ronaldo.

Në fakt bëhet fjalë për një filtër të rrjeteve sociale, i cili mundëson realizimin e videove apo fotove me personazhe të njohur.
Këngëtari shqiptar është me gjyshen e tij, ndërsa dëgjohet ta “prezantojë” atë me futbollistin e njohur.

“Hey çfarë po bën, si je.
Bëja me dorë Ronaldos.
Gjysha”– ndërsa gjyshja e tij e përshëndet me dorë.
PER VIDEO KLIKO KETU