Aktori dhe reperja Doechii bashkuan forcat për të rikrijuar kërcimin viral të këngës “Anxiety”, i cili është bërë një trend i madh në TikTok.
Në videon e publikuar nga Smith të premten, ai imiton lëvizjet e vallëzimit të Tatyana Ali, e cila luante rolin e Ashley Banks në serial.

Pas disa sekondash, Ali e kap në befasi duke e parë duke kërcyer, ndërsa pak më vonë në skenë shfaqet edhe Doechii, duke e kthyer momentin në një festë të vërtetë.
Smith e shoqëroi videon me një mbishkrim humoristik: “Prita 35 vjet që ky kërcim të bëhej trend”, duke i bërë të gjithë fansat të ndajnë nostalgjinë për skenën origjinale nga episodi ‘pilot’ i vitit 1990.

Si u bë virale kënga “Anxiety”
Kënga “Anxiety”, e cila përfshin një fragment nga hiti “Somebody That I Used to Know” i Gotye, është bërë një sensacion në rrjete sociale, duke frymëzuar mijëra përdorues të TikTok të krijojnë versionet e tyre të kërcimit.
Smith madje kishte ripostuar më parë një klip të vjetër nga “Fresh Prince” me melodinë e këngës së Doechii, duke e shoqëruar me mesazhin: “Ju kam parë të gjithëve dhe çdo video ka qenë më e mirë se e kaluara!! Më pëlqen kjo këngë @Doechii. @Tatyana Ali e mban mend këtë?”.

Më pas, Smith dhe Doechii publikuan një tjetër video ku shihen duke imituar lëvizjet e njëri-tjetrit në pasqyrë, të shoqëruar nga mbishkrimi: “Dikush po më shikon, është ankthi im”.
Doechii e publikoi zyrtarisht “Anxiety” vetëm javën e kaluar, megjithëse kënga ishte prezantuar për herë të parë në YouTube në vitin 2019 si pjesë e sesioneve të saj muzikore Coven Music Sessions.

Popullariteti i këngës u rrit kur reperi Sleepy Hallow përdori një pjesë të saj në një këngë të vitit 2023.
Doechii e përshkroi suksesin e saj të fundit si një moment të shumëpritur, duke thënë: “Tani njerëzit duan që unë të publikoj versionin e plotë dhe ja ku jemi!”.