Ajo kujtoi se vetëm dy vjet më parë, Gjermania blinte gaz natyror të lirë nga Rusia përmes Nord Stream, por tani vendi ka “çmimet më të larta të energjisë në botë”.
Kandidatja për kancelare e Gjermanisë nga radhët e AfD-së së ekstremit të djathtë, Alice Weidel, ka bërë thirrje për rivendosjen e marrëdhënieve dhe lidhjeve ekonomike me Rusinë.
Programi zgjedhor i Alternativës për Gjermaninë përfshin pika rreth nevojës për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë për të lejuar tregtinë e lirë. Për më tepër, sipas anëtarëve të AfD, është e nevojshme të riparohet gazsjellësi Nord Stream, i cili furnizonte Evropën me gaz rus.
“Ne duam t’i japim fund politikës së sanksioneve, e cila dëmton kryesisht vendin tonë”, tha Weidel.
Ajo kujtoi se vetëm dy vjet më parë, Gjermania blinte gaz natyror të lirë nga Rusia përmes Nord Stream, por tani vendi ka “çmimet më të larta të energjisë në botë”.
