Voton Albin Kurti, nuk tregon nëse votoi edhe bashkëshortja e tij

Kryeministri i tanishëm e që synon ta marrë edhe një mandat tjetër, Albin Kurti, ka votuar pak më parë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mirëpo Kurti nuk u përgjigj nëse ka votuar edhe ajo.

Kurti para mediave i ka ftuar qytetarët të votojnë.

“Gëzuar dhe suksese”, ka thënë ai.