Tashmë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në gjithë territorin e Kosovës të cilat do të qëndrojnë të hapura deri në ora 19:00 dhe përgjatë 12 orëve personat me të drejtë vote do të mund t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët dhe qeverinë e re që do ta udhëheqë Kosovën për 4 vitet e ardhshme.
Mirëpo, në disa qendra të votimit janë raportuar edhe probleme dhe vështirësi në proces.
Në qendrën e vendvotimit me kusht në Podujevë, momentalisht votimi nuk është i mundur, si pasojë e pengesave në sistem.
“Gjithçka është duke funksionuar sa i përket menaxhimit të qendrës, sistemi kanë ankesa, që nuk po munden me u qasë, por kjo është kompetencë e KQZ. Prej mëngjesit kanë qenë anëtarët e KQZ-së”, ka thënë drejtori i shkollës “Enver Maloku”, njëkohësisht menaxher i qendrës, Agim Hamza.