Votë e vlefshme apo e pavlefshme? Ja mostra e një fletëvotimi që çoi në konfrontimin mes komisionerëve

Një fletëvotim i vetëm mjaftoi për të shkaktuar tensione mes komisionerëve në Qendrën Komunale të Numërimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Përplasja mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes (VV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kaloi nga fjalët në shtyrje, derisa policia u detyrua të ndërhynte për të qetësuar situatën.

Por çfarë e bëri këtë votë kaq të diskutueshme? Ajo që për njërën palë ishte e vlefshme, për tjetrën duhej anuluar.

Për të qartësuar dilemat, gazetari Lorik Kajtazi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ka shpjeguar një mostrë, duke treguar saktësisht kur llogaritet një votë e vlefshme.

Shikoni videon më poshtë vizualisht dhe kuptojeni se a duhej konsideruar votë e vlefshme a po jo?