Një person në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë, ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij.
Dyshohet se ata kanë vjedhur një pistoletë, e cila ishte me leje të skaduar.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur një pistoletë për të cilën i dyshuari kishte leje të skaduar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë