Futbollisti brazilian, Vinicius Junior, është një nga futbollistët më të mirë në botë, por edhe ndër më të urryerit për shkak të sjelljes së tij në fushën e futbollit.
Por këtë herë zemëroi fansat e publikun për një veprim që bëri jashtë fushës së futbollit.
Përkatësisht, Vinicius e ka ndjekur në Instagram volejbollisten turke Miray Oyuncus dhe ka pëlqyer disa nga fotot e saj, për këtë arsye ka marrë shumë komente negative.
Kjo për faktin se volejbollistja e Besiktas është vetëm 16 vjeçare dhe pyetja është nëse Vinicius e dinte këtë para se ta ndiqte në atë rrjet social.
Megjithatë, ky gjest i tij shkaktoi zhurmë të madhe në rrjet duke i lënë komente nga më të ndryshmet.
“Idiot, ajo është vetëm 16 vjeçare. A je i çmendur?”, ka qenë vetëm njëri nga komentet.
Megjithatë, sa i përket anës profesionale Vinicius e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Real Madrid, por kërkon një rritje page.