Vidhet një xhami në Viti

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Ramjan të Vitisë.

Dyshohet se disa persona të panjohur kanë kryer vjedhje brenda një xhamie.

Siç njofton policia, ata kishin depërtuar me forcë brenda objektit fetar dhe aty kanë dëmtuar kasafortën dhe kanë vjedhur para, transmeton Klankosova.tv

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti nën hetime.