Vetura me targa gjermane “UÇK H THAÇI”, sot rrugëve të Drenicës

Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Në mesin e mijëra pjesëmarrësve në varrimin e Haxhi Thaçit ishte edhe një mërgimtar nga Gjermania, i cili u nis për në Burojë me veturë.

Ajo çka ra në sy ishin targat e veturës së mërgimtarit nga Gjermania, të cilat ishin dedikim për ish-presidentin.

“UÇK H THAÇI”, shkruhej në targat e veturës.

Thaçi nuk ka marrë pjesë në varrimin e babait të tij, pasi kërkesën nuk ia ka aprovuar Gjykata Speciale.