“Vetëvrasja” e Dani Alves në burg? Reagon vëllai i ish-futbollistit të Barcelona-s

Në orët e fundit një lajm shumë i rëndë qarkulloi në mediet botërore, që theksonte se ish-futbollistit i Barcelona-s, Dani Alves ishte “vetëvrarë” në burg.

Këto zëra nisën nga një postim në “twitter” i komedianit brazilian Paulo Albuquerque, i cili shkruajti: “Po më informojnë se Daniel Alves ka vrarë veten”.

Kaq mjaftoi që ky “aludim” të përhapej në të gjitha mediet botërore, megjithatë deri në këto momente mungonte një reagim zyrtarë nga të afërmit e Dani Alves.

Vetëm disa minuta më parë vëllai i ish-futbollistit ka konfirmuar se Dani Alves është mirë dhe më pas ka sulmuar komedianin për përhapjen e një lajmi të tillë të rremë.