Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), e drejtuar nga Hajrulla Çeku, ka subvencionuar dy Organizata Joqeveritare me shuma të konsiderueshme. Njëra nga to e ka statutin e revokuar, raporton Demokracia.com.
Më 24 dhjetor, MKRS ka publikuar një raport ku detajohen fondet e miratuara për dy organizata joqeveritare (OJQ) në kuadër të thirrjes publike për funksionalizimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore. Sipas këtij raporti:
- Fondacioni “Agim Çavdarbasha”ka marrë:
- 2,900 euro për vitin 2024.
- 60,000 euro për vitin 2025.
- 60,000 euro për vitin 2026.
- Shoqata Kulturore “Molla e Kuqe” ka marrë:
- 3,900 euro për vitin 2024.
- 60,000 euro për vitin 2025.
- 60,000 euro për vitin 2026.
Në total, këto dy OJQ janë mbështetur me një shumë të përgjithshme prej 246,800 euro për një periudhë trevjeçare.
Një fakt interesant është se për vitin 2024 janë miratuar shuma të vogla (2,900 dhe 3,900 euro), duke lënë pjesën dërrmuese të fondeve për vitet 2025 dhe 2026. Gjithashtu, raporti është publikuar në javën e fundit të vitit 2024, çka ngre dyshime mbi kohën e përzgjedhjes dhe aprovimit të këtyre fondeve. Kjo mund të sugjerojë një lëvizje të shpejtë nga MKRS për të përmbushur angazhimet buxhetore për vitin aktual.
Demokracia.com ka shqyrtuar emrat e OJQ-ve të regjistruara dhe ka zbuluar se Kryetare e Fondacionit “Agim Çavdarbasha”, themeluar në vitin 2003, është Sabahete Çavdarbasha. Bazuar në listën e OJQ-ve, statusi i saj është i revokuar.
Shoqata Kulturore “Molla e Kuqe”drejtohet nga Mentor Berisha.