Vendimet e Kurtit: “Rritja e shtesave, përgatitje fushate”

Edhe pse me mandat të përfunduar dhe dorëheqje të dorëzuar, Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti ka miratuar sot një vendim për rritjen e shtesave për lehonat. Masa, e cila prek drejtpërdrejt mbështetjen financiare për nënat e reja, po vjen në një moment politik të ndjeshëm, me vendin që shpejt mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Vendimi ka ngjallur reagime të menjëhershme në skenën politike. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka quajtur këtë veprim si “fillimin e një fushate të re zgjedhore”.