Tre vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi janë në selinë e misionit të EULEX-it.
Ata shkuan aty sot me mëngjes për t’i takuar me vëllain e tyre, i cili është duke qëndruar në Kosovë për dy ditë.
Thaçi erdhi dje në Kosovë, së pari shkoi dhe vendosi lule tek varri i babait të tij, dhe më pas për disa orë qëndroi në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, ku takoi nënën dhe gruan e tij.
Ndërkaq, dje nuk takoi djalin e tij Endritin dhe vëllezërit. Pas përfundimit të vizitës në Burojë, Thaçi qëndroi në selinë e EULEX-it.
Më vonë Klan Kosova mëson se ai do të takohet me gruan e tij, nga ora 10:00. /Klankosova.tv
