Proton Cable Prizreni e mbylli 10 minutëshin fillestar ndaj Vëllaznimit, me epërsi prej gjashtë pikëve, 25-19.
Por gjakovarët gulfuan në vazhdim të ndeshjes, duke i fituar tri periodat e radhës (8-17, 15-27 dhe 29-32), për ta përfunduar këtë takim me rezultat të thellë, 77-95, raporton Klankosova.tv.
Kjo humbje e basketbollistëve të Arbnor Rifatit, e ka firmën edhe të largimit nga elita, pasi tri ndeshje para përfundimit të kampionatit, ata gjenden në vendin e fundit, me tri fitore më pak se Bora që renditet mbi ta.
Që Prizreni të “mbijetojë” në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, i duhet t’i fitojë tri përballjet e fundit, krahas kundërshtarit direkt që duhet t’i humb të gjitha.
Këto përballje do të shndërroheshin në finale për “Bardh e zinjtë”, nëse do të arrinin ta bëjnë fillimisht mrekullinë në Mitrovicë, që nga palestra “Minatori”, të dalin triumfues.
Pastaj beteja kokë më kokë me Borën në Prishtinë, para se ta presin Yllin që po kalon formë shumë të mirë, njofton Klankosova.tv.
Gjasat që kjo të ndodh janë përtej minimales, andaj Prizreni me siguri do të jetë pjesë e Ligës së Parë, në edicionin 2025/26.
Kujtojmë se kjo skuadër ishte fituese e Superkupës së Kosovës në vitin 2021.
