Vdes këmbësori 75-vjeçar në një aksident në Kopiliq të Skënderajt

Një këmbësor i moshës 75-vjeçare ka vdekur sot në Kopiliq të Skenderajt.

Në aksident ishin përfshirë një veturë dhe këmbësori.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Aksident trafiku me fatalitet

Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  i shkaktuar  në  fshatin Kopiliq të  Skenderajt.

Në  aksident janë  përfshirë   një  veturë dhe një  këmbësor, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara  ka humbur  jetën këmbësori i moshës rreth 75 vjeçar.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit  trupi i pa-jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.