Vazhdon saga parlamentare, nesër seanca e 12-të

Nesër për të 12-ën herë me radhë do të mblidhen deputetët në tentativën për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Kjo seancë e cila zhvillohet 48-orë nga paraprakja mbahet nga ora 10:00, njofton Klankosova.tv.

Lidhur me mbajtjen e saj tashmë ka dalë me një njoftim zyrtar edhe parlamenti.

Seanca e së hënës u ndërpre pasi nuk kaloi komisioni për votim të fshehtë për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.