Një sjellje vandaliste ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla në një video të publikuar, shihet duke demoluar pajisjet në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Në seancën e sotme, u votua Buxhetin për vitin 2025 ku i pranishëm ishte edhe Përparim Rama.
Për këtë ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili e cila ka thënë se kjo është fytyra e VV-së.
“SHKATËRRIM; DEMOLIM; DHUNË! FYTYRA E LËVIZJES VETËVENDOSJE Asgjë e re! Këta veç për shtet s’e kanë, as s’e paskan pasur kurrë”, ka kshkruar Kica në Facebook
https://www.facebook.com/share/r/12JWFFRyq1u/?mibextid=UalRPS