Ushtarët letonezë dhe polakë të KFOR-it trajnohen për kontrollin e trazirave të turmës

Ushtarët letonezë dhe polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it kanë kryer trajnime për kontrollin e trazirave të turmës në Kampin në Novosellë.

Gjatë stërvitjes, ushtarët polakë simuluan një turmë rebelësh që përshkallëzuan tensionet kundër ushtarëve letonezë. Trajnimi ofron skenarë realistë të trazirave në një mjedis të kontrolluar duke i lejuar të dyja vendet të mësojnë nga njëri-tjetri, transmeton Klankosova.tv.

KFOR-i njofton me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të këtij misioni për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.