“Ua puth sytë të gjithëve”- Çka iu tha Erdogani lojtarëve të Turqisë pas kualifikimit?

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan telefonoi dhe uroi ekipin e kombëtares turke pas kualifikimit në fazën e çerekfinales në ‘Euro 2024’.

Montella, Guler dhe Barish Yilmaz folën në një linjë të drejtpërdrejtë me presidentin turk, pas ndeshjes që u përmbyll me rezultat 1-2 në të mirë të Turqisë.

“Po ju ndjek hap pas hapi. Sot isha me ju dhe ju përqafoj me gjithë zemrën. U dërgoj urime të gjithë skuadrës. Ju puth sytë të gjithë futbollistëve tanë”, u tha Erdogani futbollistëve.

Të dy golat për Turqinë i shënoi Merih Demiral, i cili u shpall edhe lojtari i ndeshjes tek Turqia. /Insajderi.org/

KLIKO KETU PER VIDEO