Bashkimi Evropian është deklaruar rreth procesit të djeshëm zgjedhor në Kosovë.
“E mirëpresim faktin se këto zgjedhje janë zhvilluar në një atmosferë të qetë”, tha zëdhënsja e BE-së, Anita Hipper kur u pyet rreth këtij procesi.
Ajo mes tjerash përmendi edhe misionin vëzhgues të BE-së për monitorimin e votimeve të 9 shkurtit me ç’rast tha se është dëshmi ndaj përkushtimit për Kosovën dhe procesin e saj demokratik.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zgjedhjet e 9 shkurtit votuan 799 mijë e 954 persona ose me përqindje që i bie 40.59 %
Në këto votime të drejtë vote kishin 1 milion e 970 mijë e 944 persona.
