Ata dyshohet se janë përfshirë në një përleshje.
“Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 15.02.2025 në rrugën “Knjaz Millosh”, Mitrovicë Veri. Si pasojë e kësaj përleshje, i lënduar ka mbetur viktima LL.P 17-vjeqar, i cili ka pranuar tretman mjekësor.”
Ata janë ndaluar për 48 orë.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve gjithashtu inkurajon raportimin e rasteve të ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.”