Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel foli në konferencë për media për paraqitjen e ekipit të tij pas fitores 2-0 kundër kombëtares shqiptare në Ëembley të premten në mbrëmje.
Siç duket Tuchel nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, duke thënë se ata duhet të përmirësohen.
“Ne mund të bëjmë më mirë, duhet të bëjmë më mirë. E nisëm mirë, kishim shtatë e tetë minuta me posedim 100% të topit me shumë pasime dhe energji të lartë”, tha Tuchel transmeton Klankosova.tv
Ndërkaq, për pjesën e dytë, Tuchel tha se iu duk që ritmi kishte rënë.
“Në Euro, ata arritën të mos pësonin raste. Pjesa e dytë, ndjeva se ishim shumë të ngadaltë dhe në përgjithësi, topi nuk ishte mjaftueshëm për të kaluar prapa vijës”, vijoi ai
