Trumpi thotë se ekipi amerikan është rrugës drejt Rusisë për të diskutuar planin e armëpushimit

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ai ka përfaqësues që “janë duke shkuar për në Rusi pikërisht tani teksa flasim”, për të diskutuar propozimin e ShBA-së për një armëpushim në Ukrainë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

“Shpresojmë se mund të marrim një armëpushim nga Rusia… kjo do të ishte 80% e rrugës për të përfunduar këtë derdhje gjaku të tmerrshme”, tha ai gjatë një takimi në Zyrën Ovale me shefin irlandez.

Ukraina ra dakord për një armëpushim 30-ditor të martën pas bisedimeve me ShBA-në, takimi i parë zyrtar midis dy vendeve që nga përplasja publike midis Trumpit dhe Zelenskyt.

Ndërkaq, sulmet ndaj Ukrainës vazhduan gjatë natës, thotë Kievi, ndërsa Rusia pretendon se ka rimarrë më shumë nga rajoni i saj Kursk nga Ukraina.