Treni godet një këmbësore në Prishtinë, policia e autoambulanca shihen në vendngjarje

Viktima është një femër e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.Rasti është konfirmuar nga zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Treni ndodhet ende në vendin e aksidentit ku policia po merret me hetimin e rastit./IndeksOnline/
KLIKO KETU PER VIDEO