Një ortek në resortin kryesor të skive në Zermatt në Zvicër ka vrarë tre persona dhe ka plagosur një, pasi autoritetet paralajmëruan për rrezikun e fatkeqësive të tjera për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të borës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një operacion i madh shpëtimi filloi pavarësisht motit të keq. Por kërkimi u ndërpre në mbrëmje, tha kantoni Valais në X, duke konfirmuar se tre persona kishin vdekur dhe një u plagos.
Reshjet e dendura të borës dhe erërat shumë të forta i kanë shtyrë autoritetet të paralajmërojnë për një rrezik të madh orteku në Alpet jugore të Zvicrës. Rreziku u konsiderua veçanërisht i lartë në kantonet Grisons dhe Valais, të dyja destinacionet e njohura të skive. “Duhet të priten ortekë shumë të mëdhenj, dhe në disa raste jashtëzakonisht të mëdha, spontane”, tha Instituti për Kërkimin e Borës dhe Ortekut.
KLIKO KETU PER VIDEO