Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në futbollin shqiptar.
Skuadra e Kategorisë së Dytë nuk u drejtua nga trajneri kryesor, por nga një tjetër anëtar i klubit!
Siç njofton Top Channel, teksa trajneri i mëparshëm i Delvinës, Markelian Alinani, u arrestua me urdhër të SPAK disa ditë më parë, skuadra është parë nën drejtimin e mjekut.
Kështu në stadiumin “Jovan Asko” mjeku i ekipit po bën edhe trajnerin.
Përveç momenteve kur duhet të japë ndihmë mjekësore, ai i udhëzon edhe lojtarët e Delvinës në Kategorinë e Dytë.