Tjetër ankesë nga LDK | Arben Gashi i pakënaqur me rezultatet, hedh dyshime: Votat e diasporës janë manipuluar brenda partive politike

Gashi ka kërkuar nga KZQ-ja rinumërimin e të gjitha votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë.

”Siç po duket, procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar. Ky dështim ka dëmtuar gjithashtu rëndë besimin në vërtetësinë e rezultatit zgjedhor. Për hir të ruajtjes së besimit në procesin demokratik, KQZ duhet të vendosë për rinumërimin e të gjitha votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë.” ka shkruar Gashi.

Tutje ai ka thënë se votat e diasporës janë manipuluar sidomos brenda partive politike.

”Një fenomen tjetër i vërejtur në këto zgjedhje është manipulimi masiv me votën e diasporës. Këto vota, siç po shihet, janë manipuluar sidomos brenda partive politike. Demokracia, ndër të tjera, është edhe besim në institucionet e zgjedhura. Vendi ka nevojë për institucione përfaqësuese dhe të besueshme.” ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë: