Ishte një natë e tmerrshme për Juventusin në “Allianz Stadium” në Torino, që pësoi një humbje që rralë mbahet mend në shtëpi.
Atalanta kaloi në epërsi në pjesën e parë me një penallti nga Mateo Retegui, ku tifozët vendas filluan të shanin dhe ofendonin skuadrën, ndërsa lojtarët e La Dea ishin ende duke festuar.
Pjesa e dytë ishte edhe më e keqe pasi Juventusi pranoi golin e dytë pas më pak se një minutë dhe atmosfera në stadium u bë edhe më toksike.
Ultrasit e Juventusit iu drejtuan skuadrës dhe drejtorëve me disa thirrje fyese, duke përfshirë: “Ne jemi të mërzitur nga ju”, “Respektoni ngjyrat tona”, “Shkoni në punë”, “Tregoni t*pa” dhe “Ju na bëni të qeshim”.
Nico Gonzalez u fishkëllye gjatë pjesës së dytë dhe Federico Gatti ishte i vetmi lojtar i Juventusit që mori duartrokitje nga turma kur u zëvendësua.
Kur Ademola Lookman shënoi golin e katërt të natës në minutën e 77-të, shumica e tifozëve u nisën për në shtëpi, duke e lënë stadiumin Allianz gjysmë bosh.
Humbje si kjo nuk mbahet mend t’i ketë ndodhur Juventusit në vitet e fundit, ndërsa po tentonte të futej në luftë me ekipet e tjera si Interi dhe Napoli në luftën për titull.