Thaçi sonte në Kosovë, nesër familjarët e ngushtë e takojnë në EULEX

Hashim Thaçit, për herë të parë prej që ka shkuar në Haga nga viti 2020, sonte do ta kalojë natën në Kosovë.

Ai megjithatë, do të jetë nën mbikëqyrjen e rreptë të Gjykatës Speciale.

Thaçi do të qëndrojë në zyret e EULEX-it në Kosovë.

Nesër, siç mëson Nacionale, atij do t’i shkojnë për takim familjarët e ngushtë.

Pas këtij takimi, Thaçi do të kthehet sërish në Hagë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është larguar pak më herët nga Buroja.

Pas pesë ditësh që i vdiq babai, Gjykata Speciale, ia lejoi ardhjen në Kosovë.

Ai bëri homazhe te varri i babait, vendosi kurora lulesh, u takua me familjarët e ngushtë në shtëpinë në Burojë, dhe u largua.

“Te varri yt erdha i fundit babë” – shkruan Thaçi mes të tjerash në kurorën me lule të vendosura në varrin e Haxhi Thaçit.

Para meje erdhëm mijëra qytetarë. Së shpejti do t’i falënderoj dorë më dorë, shkruhet në kurorën që Presidenti Thaçi e vendosi mbi varrin e babait, i cili vdiq para pesë ditësh.