Testi i Maturës shpërndahet në rrjete sociale

Sot 9 mijë e 200 maturantë të shkollave të Kosovës i janë nënshtruar Testit të Maturës.

Edhe sivjet pyetjet e testit janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Një grup në Viber, në të cilin janë mbi 2 mijë anëtarë, ka qenë fokusi i disa prej maturantëve ku kanë patur mundësinë të shkëmbejnë përgjigjjet për pyetjet që i kanë rënë në test.