Të moshuarit i duhet të punojë në Tregun e Veturave, shkak pensionet e vogla (VIDEO)

Çdo të diele, në Zonën Industriale në Prishtinë, mbahet tregu i veturave.

Aty përveç veturave ka edhe shumëllojshmëri të gjërave që shiten aty.

Klan Kosova ishte aty sot për të parë nga afër se çka ndodh në vendin e njohur si “Pazari i kerreve”.

Njëri nga tregtarët aty, Hajrullah Hasani, tha se i duhet të punojë ngapak për t’ia dalë mbanë.

I moshuari tregon edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet.

“Po duhet të dalë ngapak”, tha ai.

“Është pakëz vështirë, edhe pleqëria e ka të veten, por çka tëjmë? Pensionet e vogla, me 100 euro çfarë të bëjmë”, deklaroi Hasani për emisionin Weekend në Klan Kosova.

Gazetarja Gentiana Gashi, tregon se çka mund të gjendet në këtë treg./Klankosova.tv