“Të hëngsha ……”/ Françeska trondit banorët me deklaratën e pazakontë ndaj Eglës

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP3”, të gjithë banorët janë ulur rreth tavolinës jashtë për të ngrënë. E sigurisht që nuk kanë munguar bisedat dhe debatet mes tyre.

Teksa Egla Ceno dhe Françeska Murati ndodheshin përballë njëra-tjetrës, kanë folur për çiftin Heidi Baci-Romeo Veshaj, të cilët Vëllai i Madh i dërgoi mbrëmë në një suitë.Sipas Françeskës, ata nuk do të futen në dush së bashku, duke qenë se as nuk kapen për dore. Nga ana tjetër, Egla i drejtohet duke e këshilluar që ‘të thotë ndonjë gjë të bukur’.

E këtu Murati i thotë aktores së njohur “të hëngsha prillin unë ty”, duke shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë, të cilët duket se fjalën prill e morën ndryshe.
KLIKO KETU PER VIDEO