Rap-artistja nga Prizreni, Tayna, vazhdon të jetë shumë e kërkuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme, me lehtësimin e masave, ajo ka filluar në mënyrë të rregullt punën nëpër vende përreth trojeve shqiptare dhe më gjerë.
Bukuroshja e njohur ka marrë vëmendje në një nga paraqitjet e radhës duke vënë në pah linjat trupore në një triko të shkurtër e pantallona lëkur, kjo ka bërë që të shpërndahet në masë të madhe në rrjetet sociale e po ashtu të komplimentohet për linjat e bujshme trupore.
Nga ana tjetër, Doruntina Shala (emri i vërtetë) është duke e përgatitur albumin e ri, nga i cili tanimë ka lansuar disa këngë.
“Heroinat”, “OFG” dhe “Pijetore” janë vetëm tri nga projektet e para të këtij albumi që siç u paralajmërua i plotë do të plasohet në muajin qershor, secila prej këtyre këngëve kanë mbledhur miliona klikime në YouTube.
PER VIDEO KLIKO KETU