Në prag të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, analisti Ismail Tasholli ka bërë një deklaratë ironike dhe kritike ndaj qeverisjes aktuale dhe kryeministrit të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Tasholli shkroi: “Ky PUSHTET, me premtimet e riciklume nga fushatat e kalume, i përngjan ni BUTIKU second-hand që shet tesha të BAJTUNA, që veç ni plakë n’Gjermani i ka veshë nja dy herë! Sado që përpiqet të doket dhandër s’pari në qeveri, mbetet vetëm një përpjekje MASHTRUSE”.
Me këtë krahasim, Tasholli i cilëson premtimet e kryeministrit si të stërpërdorura dhe të paefektshme, duke i ngjasuar me rrobat e përdorura në një dyqan të dorës së dytë. Ai gjithashtu akuzon kryeministrin për mungesë autenticiteti, duke thënë se përpjekjet e tij për të krijuar një imazh të freskët janë vetëm një tentativë mashtruese.
Kjo kritikë vjen në një kohë kur qeveria po përballet me presion për përmbushjen e premtimeve të saj dhe për transparencë në politikat publike.