Syla: Saranda e ka kapital politik viktimizimin, për VV-në viktima është më i madh se luftëtari

Gazetari Valon Syla ka reaguar ashpër ndaj siç thotë ai qasjes viktimizuese në politikë.

Ai në “Pressing” të T7, tha se një viktimë me VV po bëhet më i madh sesa një luftëtar.

Ai ka thënë se kjo është “logjika më e poshtër e Vetëvendosjes”.

“Saranda reagon, sepse Saranda e ka kapital politik viktimizimin, se një viktimë me Albin Kurtin duhet me qenë më i madh se një luftëtar. Kjo është logjika më e poshtër që e ka shti Vetëvendosja. Respekt për viktimat”.

“Krejt Kosova jem viktimë, edhe mshele gojën e mos fol ashamet. Viktima respektohet, veteranët i hekin prej jetës që kanë luftu e viktimën ta paguajna”, ka thënë ai