Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka ndarë së fundmi një moment të pazakontë në InstaStory, duke reaguar ndaj mesazheve të shumta që ai merr për menaxherin e tij, Ardian Prenaj.
Në një fotografi të Prenajt, Stresi ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për të gjitha vajzat që i shkruajnë vazhdimisht për menaxherin e tij. Ai ka sqaruar publikisht se Ardiani është i martuar dhe ka një familje të shëndetshme, duke shprehur indinjatën e tij ndaj indiferencës që disa vajza tregojnë për këtë fakt.
“Goca më shkruani non stop për menaxherin tim! Ore është i martuar, gëzon familje të shëndetshme dhe përgjigja e tyre është s’ka problem! Ncncnc,” ka shkruar reperi në InstaStory.