Stier: Përgjegjësit për Banjskën të dalin para drejtësisë, e jo t’i kemi në liri

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, kroati Davor Ivo Stier ka folur për agresionin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Stier tha se delegacioni i Parlamentit Evropian e ka bërë të qartë se presin nga Beogradi që t’i mbajnë përgjegjës njerëzit për Banjskën.

“Akoma kjo nuk është mbyllur, por ka ndodhur e kundërta. Presim që ata që janë përgjegjës, përnjëmend të sillen para drejtësisë. Presim që pari që të sillen para drejtësisë e jo t’i kemi në liri njerëzit që janë përgjegjës për rastin Banjska”, tha Stier në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Më tej, Stier tha se kjo situatë nuk është e qëndrueshme dhe se “kjo është e para që presim nga Serbia, praj o të blejnë kohë por ta kryejnë procesin deri në fund”.

Krimineli Millan Radoiçiq, i cili e mori përgjegjësinë për agresionin në Banjskë vazhdon të jetë i lirë në Serbi.