Sparta e Pragës ka shënuar një fitore të rëndësishme, 2:0, ndaj Slavia Pragës në derbin e ligës çeke.
Mysafirët morën një karton të kuq në pjesën e parë dhe ishte e lehtë për vendësit që më pas në pjesën e dytë të ndërtojnë një kapital prej dy golash.
Sidoqoftë, prej katër shqiptarëve vetëm Qazim Laci ishte startues, teksa Albion Rrahmani u inkuadrua fare vonë, në minutën e 85-të.
Ermal Krasniqi nxehu bankën rezervë, teksa Indrit Tuci mungonte për shkak të një lëndimi.
Pavarësisht fitores ndaj rivalit direkt, Sparta zë vendin e dytë, dhjetë më pak se Slavia që mban lidershipin.