Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme që ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie.
Gjykata do të nisë punën për vitin 2025 më 3 janar, me çështjen e kreut demokrat, ndërsa seanca mbahet në ora 10:00, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Berisha u lirua nga arresti në shtëpi më 27 nëntor, pas 11 muajsh izolimi.