Shqiptari i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi pritet të ekstradohet sot nga Turqia.
Turqia e miratoi ekstradimin në Shqipëri të Dritan Rexhepit në shkurt të 2024-s, i cili u arrestua në Stamboll në muajin nëntor të vitit 2023.
Mëngjesi i 10 nëntorit e gjeti bosin e narkotrafikut shqiptar Dritan Rexhepi të prangosur në një vilë në Turqi vend, në të cilin ai kishte hyrë përmes një pasaporte kolumbiane të falsifikuar të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.
Në Shqipëri Dritan Rexhepi po gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posaçme si porositës i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, më 17 janar të vitit 2020.
