Sorensen shkon në vizitë te një pikë kufitare e përbashkët Kosovë-Serbi: Duhet të rifillojë puna pa vonesa

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, bashkë me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, kanë vizituar një pikë kufitare mes Kosovës e Serbisë.

Sorensen tha se është “mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për Pikat e Përbashkëta të Kalimit”, duke shtuar se ato duhet të rifillojnë punën pa vonesa.

Derisa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Ka të bëjë me lejimin e njerëzve dhe mallrave që të lëvizin lirshëm – një gurthemel i integrimit europian”, ka shkruar ai në X.

Ai ka falënderuar edhe KFOR-in për mbështetjen logjistike.